I zuri gjumi në avion, Abrashi tallet me Kukelin dhe Veselin (FOTO)

Humor i mirë në ekipin e Kombëtares shqiptare.

Sport

06/09/2017 13:51

Udhëtimi drejt Shkupit me autobus, e më pas me që në orët e para të mëngjesit me avion drejt destinacioneve të tyre, ka prishur gjumin e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare.

Ndaj disa prej tyre, sapo kanë hipur në avionë, kanë vendosur që të shlyejnë kohën e humbur gjatë udhëtimit. Mesfushori Amir Abrashi ka vendosur që të “dokumentojë” gjumin e shokëve të skuadrës, duke postuar video të Kukelit e Veselit ndërsa flinin përkrah tij.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Në videon e postuan në “Instagram”, shihet edhe rrengu që u ka punuar të dy bashkëlojtarëve gjatë këtij udhëtimi.