I zhdukuri në Ferizaj gjendet pa shenja jete

Është gjetur pa shenja jete, në pasditen e kësaj të diele, Avdyl Kçiku, i shpallur i zhdukur që nga mbrëmja e së premtes në qytetin e Ferizajt.

Lajme

02/09/2018 18:37

Rastin e vdekjes së tij e ka konfirmuar  nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se vetura me viktimën është gjetur në dalje të Ferizajt, saktësisht rrugës për Nerodime.

“Personi i raportuar si i zhdukur është gjetur sot, ku një qytetarë e ka pa veturën e tij të parkuar. Mjekësia ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka thënë Gashi për lajmi.net

Gashi ka bërë të ditur  se është përdorur armë zjarri. I ndjeri ishte i 36 vjeçar./Lajmi.net/