I zbulohet djali i paligjshëm, rrezikon martesën

Një krizë në martesën e çiftit të famshëm Jay-Z-i dhe Beyonce Knowles, pasi një djalosh thotë se reperi ka qenë në lidhje të fshehtë me nënën e tij në vitin 1992, e cila në atë kohë ishte ende adoleshente

ShowBiz

20/01/2017 09:50

Edhe pse Jay Z-i thotë se ai nuk është babai i këtij djaloshi, ai prapë refuzon të kryejë testin e atësisë.

Dhe tani një burim i afërt me çiftin thotë se martesa e tij me këngëtaren është në krizë të thellë dhe janë në prag të divorcit.

Ai thotë se ata grinden vazhdimisht, sepse Beyoncen e pengon fakti që Rymir Satterthwaite 23-vjeçar thotë se është djali i burrit të saj.

“Ata po bëjnë jetë të ndarë dhe martesa e tyre po shpërbëhet”, kanë zbuluar miqtë e tyre.

Djaloshi në fjalë po insiston që të kryhet analiza e ADN-së, por reperi po mundohet ta shmangë me çdo kusht.

Beyonce dhe Jay Z janë në martesë që nga viti 2008 dhe së bashku kanë vajzën Blue Ivy Carter 4-vjeçare, përcjell  “Zeri.info”.

Edhe më herët është raportuar se martesa e tyre është në krizë të thellë, sidomos pas akuzave se reperi kishte pasur aferë dashurie edhe me këngëtaren kosovare Rita Ora, gjë të cilën kjo e fundit e ka mohuar.

Mirëpo, Beyonce është e bindur se mes tyre ka pasur një aferë dashurie dhe për këtë kishte kënduar edhe në këngën e saj të re “Lemonade”.

Si duket lajmi për djalin e Jay Z-it do të jetë fatal për martesën e tyre.