I vrasin nip e axhë, për hakmarrje

(E plotësuar) Kristë Gjoka, zyrtar për informim në Policinë e Gjakovës, ka thënë se dy viktimat e vrasjes që ka ndodhur në orët e mëngjesit, në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës, janë të moshës 14 dhe 41 vjeç.

Lajme

01/08/2014 11:51

“Dy persona janë vrarë rreth orës 8 e 30 minuta në fshatin Murmull të Komunës së Gjakovës. Mosha e viktimave sipas Policisë së Kosovës, është 14 dhe 41 vjeçar. Aktualisht është arrestuar një person si i dyshuar për vrasjen e këtyre dy personave”, ka thënë Gjoka.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje.

Kurse, siç merr vesh Express viktimat janë nip dhe axhë, dhe se motivet e kësaj vrasje janë për hakmarrje.

————————————–

Vrasje e dyfishtë në Gjakovë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës.

Kjo ngjarje  është konfirmuar nga policia në këtë qytet.

Rastin e rëndë e konfirmoi për KALLXO.com komandanti i Stacionit Policor të kësaj komune, Kristë Gjoka.

“Janë dy viktima të gjinisë mashkullore. Policia është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gjoka.

Ai nuk dha detaje tjera me arsyetimin se ngjarja e rëndë është duke u hetuar.

Kreu i policisë gjakovare nuk zbuloi as motivet e vrasjes.