I vodhën lulen kosovarit në Itali, por ideja kreative e bëri lajm në media (Foto)

Ka shumë raste kur shqiptarët që jetojnë në mërgatë, janë një shembull shumë i mirë për qytetarët dhe qytetin ku ata jetojnë.

Lajme

28/07/2017 14:58

 

I tillë është edhe rasti i shqiptarit nga Kosova, Fahri Halimi, për të cilin kanë shkruar mediet italiane, si një shembull që duhet ndjekur sa i përket kujdesit dhe ruajtjes së ambientit.

Halimi i cili ështe me prejardhje nga Opoja e Dragashit, është pronar i një dyqani këpucësh në rrugën Rubies të qytetit të Udineses, si një dashamirës i luleve dhe ambientit, kishte mbjellë një lule në një vazo përpara dyqanit të tij.

Disa që kishin kaluar aty pranë, veprën e Fahriut e kishin parë si një  shembull të mirë, por dikush kishte pasur një ide ndryshe, dhe ia kishte vjedhur lulen me gjithë vazo.

Ditën e nesërme kur  Fahriu kishte shkuar për të hapur dyqanin, kishte parë që dikush kishte vjedhur lulen e tij, dhe ajo që ka bërë pastaj ai ishte shumë kreative, shkruan Gazeta Observer.

Në një letër të formatit A4  të ngjitur në dyqanin  tij ai kishte shkruar “ Ti që më vodhe lulen time, të lutem kujdesu që të ujitësh atë së paku njëherë në jave”.

Kjo kishte ngjallur dhe interesin e medieve italiane, të cilat kishin shkruar për këtë ndodhi.

Por ka të tillë që nuk veprojnë si Fahriu. Për shkak të rasteve të shumta të degradimit dhe ndotjes së ambientit në qytetin e Udineses, Komuna  ka vendosur që të rris gjobat për personat që kapen duke e ndotur ambientin.

Gjobat do të sillen nga 50 deri në 750 euro, shkruan e përditshmja “Messagero Veneto Udine”.

Në qytet raportohen me dhjeta raste të veprimeve degraduese të ambientit, e si më ekstremi është ai i hedhjes  së një ulëseje në skajin e rrugës, pranë kontejnerëve të mbeturinave.

kosoar