I vodhën jorganët në Kryq të Kuq në Pejë

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit nga një depo e Kryqit të Kuq në Pejë, kishin vjedhur 50 copë batanije dhe disa jorgan.

Lajme

19/03/2015 12:35

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, një nga të dyshuarit është liruar me procedurë të rregullt, kurse i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje.

Të dyshuarve u janë konfiskuar 5 batanije të vjedhura.