I vënë zjarrin dy shtëpive në Istog, arrestohen tre të dyshuar

Policia në Istog ka arrestuar tre të dyshuar për dy zjarr-vënie të qëllimshme në fshatin Banjë të Istogut. 

Lajme

12/01/2015 16:38

Policia bënë të ditur se dje në fshatin Banjë është djegur tërësisht një shtëpi e pabanuar e një shqiptari, ku nuk ka pasur persona të lënduar. 

Për këtë zjarr-vënie, polica ka identifikuar tre persona të mitur të dyshimtë të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Istog dhe pas intervistimit ata kanë pranuar se me dje kishin qëndruar në shtëpinë e njëjtë ku më pas i kishin vënë flakën kësaj shtëpie dhe ishin larguar. 

Të dyshuarit për zjarr-vënien e djeshme, kanë pranuar se kishin kryer edhe zjarr-vënien e datës 19 dhjetor të vitit të kaluar në një shtëpi të një serbi, në po të njëjtin fshat. (lajmi.net)