I vë zjarrin mbeturinave në oborr, humb jetën 64-vjeçarja

Një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e djegjeve në trup. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku viktima u gjet pranë shtëpisë.

Lajme

24/07/2017 12:07

Xh. S ka qënë e vetme në shtëpi dhe duke djegur disa mbeturina jashtë saj, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën, raporton TCH.

Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë akti i ekspertimit, ndërsa ngjarja po hetohet si aksidentale.