I vdiq gruaja, e pa live në TV dy vjet pasi e varrosi – Lajmi.net
I vdiq gruaja, e pa live në TV dy vjet pasi e varrosi
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 14:35, 28 January 2018
Një grua e cila u shfaq në TV dy vjet pasi burri i saj e varrosi atë, duket se e kishte humbur kujtesën dhe kishte qenë gjatë gjithë kohës gjallë.

Abgragh Muhamed kishte mbajtur funeralin e gruas së tij të supozuar më 2014, pasi ajo u mendua se kishte vdekur pas lëndimeve serioze në një aksident me veturë në Maroku.

Por, burri i saj u trondit kur rastësisht ajo u shfaq e gjallë në një program të njohur televiziv, i cili ka për qëllim t’i ribashkojë njerëzit që kanë humbur kontaktin me njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Express.

Besohet se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, duke e humbur kështu kujtesën – dhe se trupi që burri e kishte varrosur nuk kishte qenë i gruas së tij.

Ky lëndim bëri që ajo të humbte kujtesën dhe të harronte identitetin e saj. Megjithatë, nuk është ende e qartë se çfarë kishte bërë gruaja që nga aksidenti, as si ishte shpallur e vdekur gabimisht.

Pas aksidentit, doktorët i kishin thënë Muhamedit në spitalin Casablanca se gruaja e tij kishte vdekur për shkak të lëndimeve.

Ai ia kishte mbajtur asaj funeralin, duke mos e ditur se ia kishin dhënë trupin e gabuar për ta varrosur.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO