I vdes nëna, 2-vjeçari ushqehet me gji nga qeni shtatzënë dhe shpëton në shkretëtirë

Një djalosh 2-vjeçar ‘u mbajt’ i gjallë pasi që një qen shtatzënë filloi ta ushqejë atë me gji.

Fun

05/09/2015 11:23

Djali 2-vjeçar, që nuk është identifikuar, u pa duke u ushqyer nga qeni i fqinjit të tij pasi nëna e tij e dehur thuhet se e la atë pa ushqim dhe ujë në portin shkretëtirë të Arica-së në Kili.

Policia u thirr në vendin e ngjarjes dhe fëmija i vogël u dërgua në Spitalin Rajonal Dr. Juan Noe, disa kilometra larg kryeqytetit të vendit, ku ai u gjet duke u keq-ushqyer, transmeton Lajmi.net.

2BFBDEB400000578-3223062-image-m-45_1441413620898

Ai gjithashtu ishte duke vuajtur nga një infeksion i lëkurës që ishte shkaktuar nga mushkonjat, thuhet sipas 24Horas.cl.

Zyrtarët besojnë se djali – i cili u pa duke u ushqyer me gji nga qeni në një punëtori të një mekaniku në një zonë shumë të varfër të portit – mund të ketë shpëtuar duke u ushqyer nga gjiri i qenit.

2BFBDEAF00000578-3223062-image-m-47_1441413659110

Duke folur për Star of Arica, kapiteni policor Diego Gajardo tha se fëmija shfaqi shenja të qarta të braktisjes. Ai ishte parë nga një kalimtar duke u ushqyer nga qeni shtatzënë, thotë ai.

2BFBDE9700000578-3223062-image-m-52_1441413727244

Ndërsa ai ishte në spital, nëna e tij kishte vdekur nga dehja, thuhet sipas fqinjëve. (Lajmi.net)