“I uroj fat Real Madridit dhe Barcelonës për Neymarin”

Marquinhos ka folur për të ardhmen e Neymarit.

Sport

21/10/2018 22:16

Marquinhos ka thënë se Neymar është i lumtur te PSG-ja, pasi e dëshiron qëndrimin në “Parkun e Princave”.

Brazilian ka deklaruar se bashkëkombësi i tij është i lumtur në Francë, andaj Barcelona dhe Real Madridi do ta kenë të vështirë transferimin e tij.

“I uroj fat Real Madridit dhe Barcelonës për Neymar. Nuk mendoj se do të jetë e lehtë për të dyja.”, ka thënë Marquinhos, përcjell “lajmi.net”.

“Njerëzit e dinë si është Nassar dhe si ndjehet ai për yjet e ekipit. Kështu që nuk shoh asnjë arsye pse do ta linte Neymar të largohej”.

“Ai është i lumtur këtu, mund ta shikoni këtë vetëm duke e parë në fushë. Ai madje i mohoi vetë thashethemet në rrjetet sociale. Por nuk mund të flasë në emër të tij, më mirë pyeteni vetë”, ka përfunduar braziliani. /Lajmi.net/