I ulur pranë liderëve botërorë në Paris, presidenti Thaçi ‘çmend’ Serbinë

Gjatë gjithë ditës së djeshme, mediat në Serbi janë marr me protokollin francez, saktësisht me vendin ku ishte ulur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Lajme

12/11/2018 11:35

Renditja e presidentit Hashim Thaçi, përkrah presidentëve të vendeve më  të mëdha të botës, ka ngjallur reagime të shumta në mediat serbe.

Sipas medieve në Serbi, ky është një skandal diplomatik, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan “Sputnik”, pasi që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në Paris në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore ishte ulur pranë presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit rus Vladimir Putin, protokolli francez presidentin Hashim Thaçi e ka ulur pranë presidentit rus Vladimir Putin edhe në Forumin e Paqes.

Duke u pazuar në fotografitë e Agjencisë së lajmeve “Reuters”, “Sputnik”, shkruan se, duke u bazuar në këto fotografi Thaçi edhe në Forumin e Paqes është ulur në afërsi të presidentit rus Putin dhe atij të Francës Emannuel Macron, kancelares gjermane Angela Merke si dhe afër kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, transmeton më tutje lajmi.net.

Ndryshe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili edhe në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore si dhe në Forumin e Paqes që ishte i ulur pranë liderëve botëror, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ishte afër njerëzve më të fuqishëm të botës dhe kjo ka bërë që të “shpërthejnë” mediat serbe duke e cilësuar këtë si skandal diplomatik.

Madje në lidhje me këtë ka reaguar edhe vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pas përfundimit të ceremonisë së 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka thënë se kjo nuk ishte renditje alfabetike dhe se sipas tij, ai nuk ishte i interesuar që të shkaktojë edhe më shumë skandal për vendin ku iu ishte caktuar që të ulej.

Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, askush nuk do ta mendonte që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të mund të ulej prapa presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë, ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoli ka reaguar ndaj kësaj ngjarje duke thënë se ishte e gabuar dhe i vjen keq./Lajmi.net/