I trishtuar për mungesën e Nasri e Abidal

Franck Ribery e pranon se ka mbetur i hutuar kur e kuptoi se shokët e tij, Samir Nasri dhe Eric Abidal kanë mbetur jashtë listës së selektorit Didier Deschamps për Botërorin e Brazilit.

Sport

15/05/2014 23:25

Franck Ribery e ka dhënë një intervistë për televizionin gjerman, RTL, ku ka folur për përfaqësuesen e Francës, respektivisht lënien jashtë të dy miqve të tij, Samir Nasri e Eric Abidal.

“E kemi një grup të vërtetë, jemi të gjithë të motivuar dhe kjo na bën të fitojmë shumë besim”, deklaroi fillimisht ylli i Bayern Munichut.

“Mungesa e Abidal e Nasri? Bëhet fjalë për dy miq, jam sigurisht mjaft i trishtuar, por nuk jam unë trajneri”, përfundoi Ribery.

Mesfushori i Manchester Cityt nuk u ftua për shkak se ishte treguar problematik në të kaluarën, ndërsa mbrojtësi i Monacos, i cili e transplantoi mëlçinë kohë më parë, nuk e bindi trajnerin Deschamps.