I thotë se e pëlqente më shumë të shëndoshë, Linda Halimi e quan idiot komentuesin

Këngëtarja Linda Halimi ka ndryshuar drastikisht pamjen.

ShowBiz

18/09/2018 17:59

Nga mbipesha në një trup tejet perfekt, janë të rralla ato që mund t’ia arrijnë qëllimit siç ka bërë Linda, shkruan lajmi.net

Mirëpo ka të atillë që u ka pëlqyer më shumë Linda e shëndoshë, kështu të paktën i ka shkruar dikush prej komentuesve në Instagram.

”Të pëlqeja më shume të shëndoshë dhe me pak vetëvlerësim”, i ka shkruar ai ndërsa këngëtarja ia kthen duke e quajtur idiot.

”Ti dukesh me të vërtetë budalla dhe injorant dhe une jam alergjike nga idiotët”, ishin fjalët e saj./Lajmi.net/