I thonë publikisht “ndërroji ndonjëherë këto rroba” shihni si reagon Capital T

Reperi, Capital T është njëri nga artistët më të pëlqyer shqiptar.

ShowBiz

13/10/2018 11:09

Së fundmi ai shkaktoi një ‘stuhi’ mediatike teksa u shfaq pranë një femre të kapur dorë për dore, shkruan lajmi.net

Megjithatë, e gjithë ajo ishte një lojë e reperit pasi vajza përkrah tij ishte ish-missi i Malit të Zi e cila dje reagoi me anë të një imazhi duke zbuluar të dashurin e vërtetë.

Meqë Capital T është goxha aktiv në rrjete sociale, në Instagram nuk ndalet së publikuari imazhe të ndryshme me ç’rast pranon edhe një numër të madh të komenteve.

Është kjo faqja e famshme shqiptare “Artistët shqiptarë” e cila i ka lënë një koment epik reperit duke i thënë t’i ndërrojë rrobat ndonjëherë.

“Ndrroj qito tesha najher pls”, e më pas vjen edhe reagimi i Kapos gjersa i thotë: “Uniforma e ushtrimeve është kjo”.

Ndryshe, reperi po vazhdon të punojë në projekte të reja muzikore që do t’i sjell në vazhdim. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bo0800pBzu1/?hl=en&taken-by=truekapo