I shumëkërkuari Zaniolo tregon dëshirën për të ardhmen

Nicolo Zaniolo është ylli premtues i Romas që po kërkohet nga gjigantët e futbollit evropian.

Sport

17/02/2019 13:10

Zaniolo  ka bërë historinë në Ligën e Kampionëve gjatë javës së kaluar. Ai konsiderohet se kushton rreth 50 milionë euro.

19 vjeçari është bërë lojtari më i ri italian që ka shënuar dy golësh në Ligën e Kampionëve, në fitoren e Romës 2:1 kundër Portos.

Që kur kaloi tek Roma këtë sezon, Zaniolo ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

“Do të doja të jem ikonë e kësaj skuadre dhe objektivi im është të qëndroj tek Roma përgjithmonë” ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.net.

“Nuk ndihem që jam sikur Totti, por do të doja të kalojë karrierën time tek Roma. Do të mundohem” ka thënë tutje lojtari.

Ndër skuadrat që kanë shprehur interesimin më të madh për lojtarin është ajo e Juventus. /Lajmi.net/