I shpëton vdekjes, me dy armatura të ngulura në qafë (Foto/Video – Kujdes-Pamje të rënda!)

Një motoçiklistë nga India duket se ka arsye të fortë të festojë, pasi ai këto ditë i ka shpëtuar vdekjes së sigurt, kur gjatë ngasjes me motoçikletë u përfshi në një aksident trafiku, që i kushtoi me dy armatura të ngulura në qafë por që i kishin depërtuar deri në shpinë, shkruan Mirror.

Fun

28/10/2015 14:34

Hamar Singh Rajput ishte duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit Rajasthan, kur papritmas humbi kontrollin mbi motoçikletën që po e ngiste, dhe u përplas me pjesën e pasme të një kamioni që po transportonte material ndërtimor, transmeton lajmi.net.

Me të goditur kamionin, 26-vjeçarit i ishin ngulur në qafë dy armatura të cilat po qëndronin të varura në pjesën e pasme të kamionit.

Pas disa sekondave huti, djaloshi kuptoi se dy armaturat e mprehta mbi një metër të gjata i ishin ngulur në qafë, të cilat i kishin depërtuar në shpinë.

Por fatmirësisht armaturat nuk kishin prekur organet vitale, me ç’rast është dërguar me urgjencë në spital për intervenim. Ndërkaq mjekët kujdestar kishin mbetur të shtangur për faktin se Hamar vazhdonte të kishte vetëdije edhe pse në trup mbante dy armatura. (lajmi.net)

Motoqiklisti 1Motoqiklisti 3Motoqiklisti 4Motoqiklisti 5

 

YouTube player