I shpëtoi ushtrisë, Son rikthehet me medalje te Tottenhami

Ai pritet të luajë ndaj Liverpoolit nesër në vend të Dele Allit, i cili u lëndua.

Sport

14/09/2018 20:41

I shpëtoi ushtrisë, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike me Korenë e Jugut.

Futbollisti i Tottenhamit, Son, është kthyer te skuadra londineze, përcjellë “Lajmi.net”.

Ai e ka marrë me vete edhe medaljen e artë olimpike të fituar në eventin aziatik.

Klubi e ka pritur në mënyrë të ngrohtë.

Son pritet të luajë ndaj Liverpoolit nesër në vend të Dele Allit, i cili u lëndua. /Lajmi.net/