I shpëtoi jetën, pas 20 vitesh i bën surprizën e bukur: Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar në 1997… – Lajmi.net
I shpëtoi jetën, pas 20 vitesh i bën surprizën e bukur: Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar në 1997…
Autori: Lajmi.net BotaLajme 7:35, 14 March 2018
Nëse nuk do ishte ky polic nga Ohio i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Jones sot nuk do të ishte i gjallë.

Gjatë verës së vitit 1997, James Poole kishte shpëtuar një pesëvjeçar që po mbytej në pishinë.

Që atëherë, djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që i shpëtoi jetën. Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Colombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të.

Poole ishte ftuar në një sallë të improvizuar që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.

“Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin me uniformë. Ky i fundit nuk ka folur asgjë, por ka filluar të qajë dhe e ka shtrënguar fort 24-vjeçarin.

“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë këtij kujdesi. Ata kanë folur gjatë për rastin, falë të cilit Jones është gjallë dhe shëndosh.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO