I shpërthen mina, humb jetën minatori në Bulqizë

Ka humbur jeten një minator në Bulqizë.

Lajme

14/04/2018 18:51

Angjelosh Shahini 52 vjeçar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të minave. Aksidenti me vdekje ka ndodhur në zonën D të galerive, ndërkohë që ai po vendoste lënden plasëse.

Një ditë më parë në Klos, minatori P.M, 57 vjeçar gjeti vdekjen në minierë pas shpërblimit të lëndëve eksplozive.

Për rastin në fjalë policia raportoi se ka arrestuar tre persona, dy zjarrmëtarë dhe teknikun e minierës, shkruan syri.net.