I shkatërron kampin një të pastrehu dhe të gjitha gjësendet ia gjuan në ujë, askush nuk e ndalon (Video)

Një video e kapur të premten tregon një vrapues në Oakland të Kalifornisë, duke hedhur sende personale nga një kamp i personit të pastrehë në Liqenin Merritt.

Fun

11/06/2018 23:16

Videoja, e cila u nda të shtunën në Twitter nga banori JJ Harris i Oakland, tregon burrin që hedh gjërat e njeriut të pastrehë në liqen dhe në një kosh të afërt, transmeton lajmi.net.

“Hej njeri, çfarë po ndodh me ty, pse jeni duke e bërë këtë?” një nga kalimtarët është dëgjuar duke thënë në video. “Duhet të ndaloni ta bëni këtë. Çka është duke ndodhur me ty?”

“Ky djalosh jeton këtu për vite,” tha një tjetër ai.

“Po marr plehra, çfarë do që unë të bëj?” vrapuesi u tregon shikuesve. “Nëse doni të ndihmoni, ndihmoni,” shton ai.

Pronari i sendeve nuk duket se ka qenë aty në kohën e incidentit.

“Ju vetëm e hodhët [një send që i përket personit të pastrehë] në liqen,” thotë një tjetër kalimtar.

Vrapuesi përpiqet të luajë atë si një aksident, por personi përgjigjet, “Jo, nuk ishte, unë pashë ju e kapët dhe e hodhët atë.”

“Jam krejtësisht i shqetësuar, kam qenë i trishtuar për gjithë situatën dhe i zemëruar”, tha Harris për Raw Story pas incidentit, duke shpjeguar se personi i pastrehë ishte i mirënjohur nga vendasit dhe kishte jetuar në atë vend për një kohë.

“Ai [vrapues] injoroi të gjithë dhe pastaj i ktheu kufjet e tij dhe u largua në pjesën veriore të parkut”, tha zonja Kristin Gallup për SFGate pas incidentit. /Lajmi.net/