I shkarkuar për keqmenaxhim, sërish e do detyrën e drejtorit

Më 27 mars të këtij viti, drejtori i sapozgjedhur i Klinikës së Neurokirurgjisë, Arsim Morina, ishte shkarkuar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj klinike. Këtë vendim e kishte marrë ish-drejtori i QKUK-së, Nijazi Gashi, shkruan sot Koha Ditore.

Lajme

27/09/2014 09:46

Vendimi ishte marrë pasi ishte vlerësuar se Morina kishte sjellje jo të mirë kolegjiale dhe mungesë të aftësive menaxhuese. Detyrën e drejtorit të Neurokirurgjisë, deri në zgjedhjen e tanishme të Morinës, e kishte ushtruar Nexhmedin Shala.

Shkarkimi i Morinës, që është konfirmuar edhe nga Nijazi Gashi, si dhe disa masa të tjera disiplinore, sipas nëntë neurokirurgëve që nga e hëna janë në grevë, nuk janë marrë për bazë gjatë përzgjedhjes së tij në krye të kësaj klinike.

Grevistët konsiderojnë se Morina është zgjedhur me anë të një konkursi të parregullt.

Në këtë klinikë ata kanë deklaruar se janë duke kryer vetëm kujdestaritë. Sipas tyre Klinika është jofunksionale./Koha Ditore/