I shihnim si çift perfekt, Loredana zbulon atë që nuk pritej

Loredana e ka zbuluar së fundmi një të vërtetë që nuk e kemi pritur asnjëherë ta thotë.

ShowBiz

22/01/2019 18:28

Loredana Zefi dhe Mozzik janë çifti i cili që nga fillimet e para të karrierës kanë qenë në fokusin e mediave rozë dhe publikut, shkruan lajmi.net.

Në fillimet e para të lidhjes së tyre ata u munduan që ta mbajnë të fshehtë raportin e afërt të tyre mirëpo kjo nuk shkoj gjatë dhe u zbuluan, më pas vet ata e bënë publike se janë bashkë.

Më pas ata u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Hana. Të dy në rrjete sociale janë aktiv dhe shpesh publikojnë foto të ndryshme bashkë po ashtu edhe me vajzën, mirëpo në intervitën e fundit për radion e famshme gjermane “BigFM” Loredana ka treguar se nuk janë çift perfekt siç duken.

”Kjo është vetëm ajo që ju mendoni. Ne gjithashtu stresohemi. Të gjithë thonë jeni ‘çifti perfekt’, por sot unë i them Mozzit që ne jemi viktima të suksesit tonë.”, ka thënë ndër të tjera Loradana gjatë intervistës./Lajmi.net/