I rrethuar me dashuri, kështu janë vikendet e Medës në shtëpi

Meda ka përmbyllur suksesshëm sezonën e verës, me këngë e dasma.

ShowBiz

16/09/2018 10:59

Këngëtari me gjithë këtë angazhim në muzikë, shumë herë detyrohet të jetë larg familjes, shkruan lajmi.net.

Mbrëmjen e së shtunës, Meda e kaloi bashkë me gruan dhe fëmijët në shtëpi, ku që të gjithë dukeshin shumë të lumtur.

Ai publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet në prehërin e gruas dhe në përqafim të fëmijëve.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Meda është “Motër e Vëlla”, në duet me Vjollca Haxhiun. /Lajmi.net/