I rrahin punëtorët e pompës së derivateve, dhe grabisin rreth 700 euro

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dje në qytetin e Shtimes ka ndodhur një grabitje në një pomë të benzinës.

Lajme

21/08/2017 12:38

Në këtë pomë janë vjedhur 700 euro kurse njëri nga punëtorët edhe është sulmuar fizikisht.

“Dy viktima meshkuj K/Shqiptar punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 700 € para. Të dyshuarit gjatë grabitjes kishin rrahur njërin nga viktimat dhe gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.  Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/