I riu rreh policin, shoku i tij e filmon, për 7 euro gjobë!

Një efektiv i Komisariatit të Policisë është sulmuar nga 5 persona për shkak të një gjobe 1 mijë lekëshe të vendosur një autobusi 17+1. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të Mbikalimit të Kasharit, në aksin Tiranë-Durrës, pasi efektivi i Patrulla e Policisë Rrugore ka gjobitur dy autobusë 17+1 për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor. 

Lajme

27/07/2014 23:41

Sipas policisë, patrulla e përbërë nga dy punonjës policie ishte sinjalizuar se dy autobusë 17+1 po ktheheshin në rrezik serioz për mjetet e tjera duke ndalur për të marrë pasagjerë në autostradë.

Por pas vendosjes së gjobës, pronarët e autobusit nuk janë ndalur me kaq. I shoqëruar nga katër persona të tjerë, pronari i autobusit të gjobitur Arben Hajdari ka gjetur në Vorë punonjësin e policisë me inicialet E.S, ku vijonte shërbimin. 

Sipas policisë, këta persona e kanë fyer punonjësin e policisë, ndërsa konduktori i autobusit e ka goditur punonjësin e Policisë E.S. Por sipas burimeve, njëri prej tyre i filmonte me celular. 

Në polici është shoqëruar agresori dhe 2 persona të tjerë, ndërsa u shpall në kërkim Arben Hajdari, pronari i mjetit, i cili u bllokua nga një patrullë e Policisë teksa drejtohej nga një shtetase që nuk dispononte leje drejtimi. 

Sipas burimeve është shoqëruar dhe ndaluar edhe femra që ndodhej në “Fuoristradë”. 

Ndërkaq, sipas policisë, “Arben Hajdari është një person me precedent të mëparshëm për forcat e qarkullimit rrugor. Disa muaj më herët ai ka tentuar të godasë me mjetin e tij një postobllok policie, por u ndalua dhe u arrestua. Gjykata kishte vendosur masën “detyrim paraqitje””, raporton shqiptarja.com.