I riu nis kërkimet në Facebook, zbulon lajmin shokues për nënën e tij (Foto)

Kërkimi I të riut në Facebook, zbulon vdekjen e nënës së zhdukur.

Lifestyle

13/03/2017 13:28

Një adoleshent kërkon në internet humbjen e nënës së tij biologjike, dhe zbulon se ajo kishte vdekur katër vjet më parë në Gjermani. Gabimet burokratike ishin ato që penguan njohjen e situatës.

Gina Hauenstein, nëna e djaloshit ishte nga një fshat i vogël në veri të Zvicrës, ishte shpallur zyrtarisht e humbur që nga viti 2000.

Në janar të këtij viti djali i saj Marko, i cili ka kaluar fëmijërinë e tij me prindërit adoptues në një zonë tjetër të vendit , bëri një apel Facebook në lidhje me humbjen e nënës së tij.

Ai e kishte parë nënën e tij që kur ishte fëmijë.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen në gjithë Evropën, derisa policia zvicerane konfirmoi se kufoma e saj ishte gjetur përtej kufirit në Gjermani, në vitin 2013.

Marko dinte shumë pak rreth familjes së tij biologjike, por nuk mund ta mendonte që nëna e tij ishte një person I varur nga droga.

Ai falënderoji në tre gjuhë të ndryshme, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht njerëzit që u angazhuan për ta ndihmuar atë.

Marko shkroi në Facebook: “Falë ndihmës tuaj, më 20 janar, unë kam pasur mundësinë të takoj xhaxhain dhe gjyshen time për herë të parë. Ishte një moment shumë emocionues. Më në fund, unë kam një pjesë të familjes sime sërish.”