I riu me sindromën daun gjen punë për herë të parë, reagimi i tij do të ju emocionojë

Të gjithë ndjehemi mirë kur marrim lajme të mira për veten, dhe Ben Sunderman na tregon saktësisht këtë.

Fun

19/04/2015 21:45

I riu 19 vjeç vuan nga sindroma daun dhe pasi që kishte shkruar një listë qëllimesh që do të dëshironte t’i realizonte para se të bëhej 21 vjeç – të bëhej i fuqishëm, të gjente një të dashur dhe të punonte – ai tashmë e ka arritur njërën prej qëllimeve të tij.

Dhe reagimi i tij kur mësoi se do të fillojë punën nga muaji gusht ishte emocionues, transmeton Lajmi.net.

Ben kishte aplikuar për një punë në hotelin Embassy Suites në Frisco, Teksas, dhe sipas nënës së tij ai kishte kaluar ditë të tëra duke shikuar kutinë postare për të pritur ndonjë lajm.

Reagimi i tij kur më në fund e merr letrën që tregon se është pranuar në punë është thjeshtë madhështor. Shikojeni me sytë tuaj reagimin e tij: