I riu kosovar fiton shumë para në Google, ja çfarë loje ka shpikur (Foto)

Të rinjtë kosovarë përsëri kanë arritur që të jenë më të kërkuarit në tregun e lojërave elektronike. Atë mund të shkarkoni në App Store dhe në PlayStore falas.

Auto & Tek

23/04/2017 14:00

Genc Sadiku, është ai i cili ka krijuar lojën e tij më të re “Carshift”, një lojë që përfshin edhe elemente të qyteteve kryesore shqiptare, si Prishtina, Tirana dhe Shkupi.

E veçanta e kësaj loje është se mund të luani në të edhe “multiplayer”.

Google e ka një renditje shumë të mirë për lojën, që e vendosur atë me 4.8 yje, gjë që rrallë ndodh nga kjo kompani për lojëra të këtilla.

Megjithatë, Carshift është një lojë që po adhurohet shumë nga maniakët e lojërave teknologjike në telefona celularë dhe në tableta.