I riu bëhet milioner pasi investoi në monedha virtuale (Ethereum)

Një 21 vjeçar nga Australia pati një goditje të pabesueshme fati, me një investim të harruar prej $2000 që tani vlen më shumë se një milion dollar.

Fun

23/07/2017 14:12

Pavarësisht fatit të tij, ai po dëshiron që të ri-investojë pasurinë e tij dhe thotë se do të fillojë një biznes dhe do të udhëtojë botën.

Jordan Travers, që jeton në Melbourne, bleu monedha të internetit ‘Ethereum’ në vlerë prej $2000 katër vite më parë, transmeton Gazeta Express.

Ai harroi që kishte investuar derisa monedha pushtoi titujt e mediave botërore muajt e fundit, tha ai për Herald Sun.

“Artikujt thoshin se çmimi ishte 50 dollarë… kështu që mendova se investimi im origjinal do të vlente 20,000 dollarë ose kështu diçka”, tha ai.

Por sapo hyri në llogarinë e tij dhe e kontrolloi atë, ai zbuloi se kishte bërë një pasuri të madhe.

Si pronar i më shumë se 5000 monedhave “Ethereum”, ai tani kishte 260,000 dollarë. Ai i la paratë pa prekur dhe shikoi vlerën e tyre duke u rritur përsëri e përsëri.

Me rritjen e vlerës së monedhës, ai vendosi që ta nxirrte investimin e tij – që i solli atij 719,000 dollarë. “Isha ulur dhe po e shikoja ekranin, mbeta i habitur”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat i suksesit të tij të papritur, Travers nuk e ka në plan të blejë shtëpi ose çfarëdo gjëje tjetër materiale.

“Do të udhëtoj. Do të filloj biznesin tim”, tha ai për gazetën.