I “rilindur” me Sarrin, ky është “Hamsik” i Chelsea

Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Southampton, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0:3.

Sport

07/10/2018 17:59

Golat u realizuan nga Eden Hazard, Ross Barkley e Alvaro Morata, të cilët i dhanë tri pikë skuadrës.

Përshtypje la performanca e Barkleyt, anglezi i cili duket si një lojtarë tjetër që nga ardhja e strategut italian në krye të skuadrës.

Ai ditë më parë gjithashtu ka thënë se Sarri e ka bërë lojtarë më të mirë teknikisht dhe se po përmirësohet shumë nën urdhrat e tij.

Trajneri italian nuk po gjente dot një mesfushor i cili realizon dhe asiston njëkohësisht, por, e kundërta u vërtetua sot nga Barkley i cili asistoi në golin e parë dhe realizoi golin e dytë.

Ishte Hamsik tek Napoli, të cilin Sarri e pëlqente shumë, e tashmë duket se atë lloj lojtari po e gjen tek Barkley. /Lajmi.net/