I refuzuan 66 milionë, tani Man City ofron 85 milionë funte për yllin e madh

Manchester City nuk po heq dorë nga Frenkie de Jong.

Merkato

17/10/2018 15:47

U raportua se Manchester City ka ofruar 66 milionë funte, por që ishte refuzuar nga Ajaxi.

Skuadra angleze ka përmirësuar ofertën e tyre, duke e ngritur në 85 milionë funte, përcjell “lajmi.net”.

Ajaxi i ka bërë me dije Manchester Cityt se për ta transferuar mesfushorin, duhet të ofrojnë 100 milionë funte.

Në garë për transferimin e De Jong është edhe Barcelona, mirëpo City mund ta paguaj atë shumë dhe t’i marr shërbimet e holandezit. /Lajmi.net/