I propozon të dashurës martesë me shishe të Coca-Cola në frigorifer

‘Donnie i ka thënë të dashurës të dërgojë qumështin në frigorifer dhe ajo ka gjetur një befasi të këndshme sapo ka hapur derën e frigoriferit.

Fun

11/08/2014 22:41

Javën e kaluar Donnie McGilvray i ka propozuar të dashurës së tij martesë duke përdorur emrat dhe fjalët që shkruhen në shishet e Coca-Cola.

Ai ka fotografuar shishet me fjalët në anglisht ‘E Bukura Eloisë a do të Martohesh me Mua’ dhe i ka dërguar foton faqes zyrtare të Coca-Cola në Facebook, me ç’rast ka marrë mbi 1 milion pëlqime dhe shumë shperndarje e komplimente në komente.

Donie fotos i ka vënë mbishkrimin ‘I kam kërkuar të dashurës sime Eloise të dërgojë qumështin në frigorifer dhe kjo është çfarë ajo ka parë. ‘Akulli’(unaza) është në gotë. Faleminderit Coca-Cola për ndihmën.. ajo ka thënë ‘po’!!!’

Një ditë më vonë Coca-Cola i është përgjigjur fotos me një foto tjetër të rregulluar duke uruar çiftin e sapofejuar me emrat e tyre në dy shishe.