I preku frenat kundërshtarit, piloti 22-vjeçar tërhiqet nga motoçiklizmi (Video)

“Nuk do të garoj më kurrë. Bota e motorëve nuk më përket më, ka shumë padrejtësi. Pranoj që gabova dhe u kërkoj falje të gjithëve”. Këto janë fjalët e Romano Fenatit në gazetën “La Reppublica”, pasi të dielën preku frenat e kundërshtarit Manzi kur të dy pilotët ishin me rreth 220 km/h.

Sport

11/09/2018 17:25

Kjo ishte mënyra me të cilën Fenati mori hak për “përplasjet” në pistë me bashkëkombasin e tij. Pasi u përjashtua nga gara dhe u dënua me dy gara të tjera pezullim, skuadra e tij aktuale i prishi kontratën, ndërsa ekipi i tij i ardhshëm njoftoi se nuk do ta merrte në gjirin e tij një pilot të tillë.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, Fenati vendosi të tërhiqej nga motoçiklizmi.

Fenati e shpjegon kështu veprimin e tij që i rrezikoi jetën kundërshtarit: “Shikoni kostumin dhe kaskën time. Kanë shenjat e gomës së Manzit. Më sulmoi tre herë dhe mund të më kishte vrarë. Prandaj vendosa të sillesha në të njëjtën mënyrë dhe t’i tregoja që edhe unë mund të bëhesha i keq. Por, në asnjë moment nuk doja ta lëndoja, betohem”.

YouTube player