I plagosuri në Pejë, i vetmi mashkull i familjes Kelmendi

Deri tani janë vrarë 14 anëtarë nga të dy familjet, e i plagosuri i sotëm është i vetmi mashkull i moshës së rritur që ka mbetur nga familja Kelmendi.

Lajme

17/02/2016 19:24

Në qytetin e Pejës, ka ndodhur një incident me armë zjarri. Të shtënat kanë ndodhur rreth orës  16 e 20 minuta,  përkatësisht në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’.

Policia në Pejë ka konfirmuar se ka të arrestuar, por lidhur me këtë rast,  nuk ka dhënë më shumë sqarime.

Nga ana tjetër, burime ende jozyrtare kanë deklaruar se i plagosuri është Xh.K nga familja Kelmendi.

Ky person është i vetmi mashkull i moshës së rritur në këtë familje, ndërsa ende nuk dihet motivet e sakta të tentim vrasjes, raporton magazina.al, transmeton lajmi.net.

Rikujtojmë se familja Kelmendi nga Peja ka kohë që janë në hasmëri me një familje tjetër.

Deri tani janë vrarë 14 anëtarë nga të dy familjet, e i plagosuri i sotëm është i vetmi mashkull i moshës së rritur që ka mbetur nga familja Kelmendi./lajmi.net