I përzënë nga Gjermania në 03:00 të mëngjesit, familja e famshme shqiptare në faqen e parë të ‘Bild’

Tre vite qëndruan në Gjermani, por shtetit ka vendosur që ti kthejë në Shqipëri. Familja e Xhezo Ajazaj po jetonte në Berlin dhe ky i fundit ishte shpallur edhe punëtori i vitit, por kjo nuk e ka penguar që ata të deportohen për në Shqipëri.

Lajme

16/12/2017 09:42

Xhezo Ajazaj 31-vjeç dhe gruaja e tij Artjola 29 vjeç si dhe vajzat e tyre Klara 8 vjeç dhe Lejman,  si dhe Karolina 6 muajshe e cila ka lindur në Gjermani, janë dëbuar për në Shqipëri.

Pavarësisht se familja shqiptare ishte integruar në Berlin, ata u dëbuan nga Gjermania para Krishtlindjeve.

Të hënën, familja në fakt kishte një takim me zyrën e imigracionit, por senatori i brendshëm nuk ka pritur më gjatë. Në natën e së premtes, familja shqiptare Ajazaj u kap nga policia për dëbim, shkruan ‘Bild.de’.

Në orën 3:00 të natës, Policia zgjoi familjen shqiptare nga gjumi pasi duhej të ktheheshin në vendlindje. Ata morën gjërat me ngut dhe u dërguan në aeroportin Schönefeld.

Familja Ajazaj ishte shembull i integrimit, ndërsa historia e tyre ka bërë bujë edhe në mediat gjermane. Gjithashtu edhe senatori (ministri) i brendshëm i landit, Andreas Geisel kishte shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë dhe çështja e tyre të rishikohet.

Edhe pronari i tij kishte lavdëruar punëtorin shqiptar që punonte në ndërtim, duke theksuar se ‘punon sa për tre vetë’.

Babai ishte një punëtor i përhershëm, gruaja e tij kishte një pozicion trajnimi si një infermier, pra e gjithë familja është e integruar mirë.

Pastor Reinhart Kraft, i cili kishte diskutuar largimin me familjen të enjten, është indinjuar: “Familja ishte e gatshme të largohej. T’i  trajtojmë tani si keqbërës është e pakuptueshme. Unë jam i tronditur. ”

Pavarësisht këtyre familja shqiptare është përzënë dhe sipas legjislacionit ata nuk mund të shkojnë më në Gjermani për 2 vite pasi ata janë përzënë forcërisht nga Gjermania./Syri.net