I pastrehu që mahniti kalimtarët me performancën në piano (Video)

Një 51-vjeçar me emrin Donald Gould, befasoi kalimtarët kur vendosi të luaj një piano në rrugë.

Fun

11/07/2015 12:12

Është një fakt i dhimbshëm që, për shumicën prej nesh, kur kalojmë pranë të pastrehëve i shohim ata si persona të padobishëm të shoqërisë.

Ne shpesh nuk i dimë arsyet pse ata janë në një gjendje të tillë apo çfarë janë ata në të vërtetë, ajo çfarë dimë është se ata janë të pastrehë dhe e gjitha çfarë dinë të bëjnë ata është të kërkojnë para.

Por, një video që është bërë hit në internet kohët e fundit e thotë të kundërtën. Videoja shfaqë një të pastrehë në Sarasota, Florida, duke luajtur në mënyrë të shkëlqyer në piano, transmeton Lajmi.net.

Kalimtarët që kaluan pranë tij u mahnitën me performancën e tij, të cilët e incizuan atë dhe e postuan në YouTube. Tani, kjo video ka marrë më shumë se 9 milionë shikime.

Shikojeni atë: