I pastrehu që josh çdo natë nga një femër

Joe është 27 vjeç dhe nuk është si gjithë të tjerët. Ai është një person i pastrehë, pa shtëpi, por shumë i veçantë në llojin e tij. Çdo ditë, Joe josh një femër të ndryshme, e cila e fton të kalojë natën në banesën e saj, duke evituar kështu fjetjen në rrugë.

Fun

19/07/2015 22:06

Djaloshi jeton në New York dhe shprehet se e adhuron Mollën e Madhe, pasi i pëlqen që aty njeh çdo ditë femra të reja. Gjithçka që fiton nga kjo punë, ai e investon në pamjen e tij të jashtme, veshjen dhe look-un, në mënyrë që të mos duket si i pastrehë tek femrat që ai josh.

Jo rrallë i ndodh që për të kursyer, të përdorë kampionet që jepen falas të deodorantëve apo të produkteve të tjera, të cilat i mundësojnë kurimin e imazhit me një kosto thuajse zero, shkruan noa.

Ai shprehet se të paktën tre apo katër herë në javë arrin të jetë i ftuar në shtëpinë e ndonjë femre të bukur, duke përfituar edhe darka të bollshme tërësisht dhuratë.

“Funksionon kështu: Shkoj tek ndonjë vajzë çfarëdo dhe i them se e dua, se dua të martohem me të (vetëm për argëtim) dhe e bëj atë për të qeshur. Në mëngjes zgjohem me disa para në xhep. E vetmja gjë që duhet të bëj është të përpiqem të mos dukem si i pastrehë”,- thotë Joe/