I pandalshëm Akil Gjakova, arrin gjysmëfinalen në ‘The Hague 2018’

Akil Gjakova ka shënuar edhe fitoren e tretë në Grand Prixin e Hagës në Holandë.

Sport

17/11/2018 13:18

Xhudisti nga Kosova ka shënuar një sukses të madh në Grand Prix ‘The Hague 2018’ duke arritur deri në gjysmëfinale në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova në luftën e tretë ka arritur të mposht me ippon xhudistin nga Hungaria, Miklos Ungvari, shkruan lajmi.net.

Sfida e radhës është shumë e rëndësishme për Gjakovën, që do të kërkojë finalen e Grand Prix.

Në luftën gjysmëfinale, Gjakova do të takohet me fituesin e takimit Zingg – Sterpu./Lajmi.net/