I pafajshëm pas 23 vitesh në burg, rikthehet sërish te skuadra e tij

Lojtari i Chicago White Sox, në futbollin amerikan, u burgos për përdhunim dhe vrasje, në vitin 1994.

Sport

29/03/2018 07:26

Neves Coleman ka një histori të jashtëzakonshme, të pabesueshme dhe gati-gati tragjike, që i kushtoi largimin nga futbolli amerikan, kur ishte ende i ri.

Lojtari i Chicago White Sox, në futbollin amerikan, u burgos për përdhunim dhe vrasje, në vitin 1994, kur ishte vetëm 25 vjeç dhe kaloi plot 23 vite të jetës së tij në burg.

Në vitin 2016, çështja e tij u rihap, pasi u zbuluan detaje të tjera, ndërsa pas disa ekzaminimeve në laboratorë, ADN-ja provoi se Coleman ishte i pafajshëm, transmeton “SS”.

Ai doli nga burgu në Nëntor të 2017-ës, ndërsa në kontaktin e parë me mediat tha: Dua të bëj disa hapa pas, të njoh familjen time dhe pastaj të rikthehem sërish në Comiskey Park.

Ditën e martë, Neves Coleman u rikthye sërish te Chicago White Sox, që i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën dhe thuri shumë ëndrra, të cilat mbetën në sirtar për shkak të një gabimi të të tjerëve.