I ofrojnë veshje me zbritje, Bebe Rexha bën reagimin e papritur

Është emër shumë i komentuar në titujt rozë.

ShowBiz

27/05/2018 13:00

Bebe Rexha është shumë aktive në rrjete sociale, përmes të cilave njofton për çdo të re rreth saj, shkruan lajmi.net.

Përmes postimeve të fundit në Insta-Story, këngëtarja ka rrëfyer për një ngjarje që i ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Ajo kishte dalur të bënte blerje, e veshur thjeshtë, e në këtë rast ishte habitur kur shitësit i kanë ofruar veshje me zbritje.

Si kundërpërgjigje, ajo kishte kërkuar veshjet më të shtrejta që posedonte dyqani, ndërsa në fund e mbylli rrëfimin me fjalët “Mos e gjyko një libër në bazë të kopertinës”. /Lajmi.net/