I nxorri të gjitha, reperja e njohur lë në gjysmë koncertin pas problemit me veshjen

Rep-artistja e njohur është detyruar që ta ndalë koncertin pas një incidenti me veshjen.

ShowBiz

03/01/2019 15:53

Cardi B detyrimisht e ndali performancën e saj në festivalin Bay Dreams në Zelandën e Re pas një incidenti me veshjen, shkruan lajmi.net.

Incidenti ndodhi mbrëmë ndërkohë që reperja po bënte “twerk” në mes të skenës. 26-vjeçarja e ndali për një moment performancën e saj duke e njoftuar turmën që i duhej të rregullonte problemin me veshjen në pjesën e pasme.

‘’Gjithsesi, kisha nevojë për një pushim të vogël. Kthehem shpejt, më duhet ta heq këtë gjënë nga të pasmet.”, ka sqaruar ajo para publikut.

Si duket problemi vinte nga kostumi i saj, i cili ishte shtrënguar më shumë seç duhet pas performancës së “twerk-ut”./Lajmi.net/