I nxori barazim PSG-së me Napolin, ja çfarë thotë Ancelotti

Carlo Ancelotti ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 2:2 në ‘Parkun e Princave’ kundër PSG-së.

Sport

25/10/2018 08:27

Edhe pse PSG golin e shënoi në minutën e 93’ të ndeshjes, trajneri Ancelotti ka thënë se është i kënaqur me lojën dhe rezultatin e skuadrës së tij.

“Ne luajtëm shumë mirë kundër dy skuadrave që janë favorite në grup. Për ne është e rëndësishme të dimë se mund t’i mposhtim ata”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Jam i kënaqur edhe me performancën dhe me rezultatin. Ne nuk mund të tregohemi të ashpër me veten, sepse kundërshtari ka shumë cilësi”.

“Loja e kthimit do të jetë e rëndësishme për të parë se kush do të kalojë në raundin tjetër, dhe ne do të luajmë në shtëpi”./Lajmi.net/