I njihni vogëlushët në foto? Sot janë reperë shumë të famshëm

Reperët nga Ferizaji, Getinjo dhe Mozzik janë mjaft të dashur për publikun.

ShowBiz

14/08/2018 20:19

Ata deri më tani kanë arritur të realizojnë këngë dhe hite të shumta që u pritën mjaft mirë nga fansat, shkruan lajmi net.

Duke qenë se janë të barabartë edhe në muzikë, Mozzik para pak çastesh ndau një foto me vëllaun e tij, teksa shfaqen kur ishin të vegjël.

“1 € + 1 € = 2 € “, ka shkruar ai.

Dyshja ka kohë që janë larguar nga grupi “On Records”, ku tanimë ndaras po sjellin projekte tejet të suksesshme.

Mozzik po ashtu së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bmd1NM0jpcL/?hl=en?&taken-by=mozzik