I njihni vogëlushet në foto? Sot janë modele tejet të suksesshme

Supermodelja, Kylie Jenner festoi ditëlindjen e 21-të.

ShowBiz

10/08/2018 20:15

Me ç’rast ka pranuar një numër të madh të urimeve në rrjete sociale nga miqtë dhe familjarët, shkruan lajmi net.

Një nga urimet më të veçanta ishte ajo e motrës së saj, Kendall e cila zgjedh disa imazhe nga fëmijëria për të uruar atë.

“Partnerja e krimit që nga fillimi”, ka shkruar ajo.

Në imazhet që publikoi kur ishin të vogla Kendall dhe Kylie, duken tejet simpatike dhe mjaft të buzëqeshura pranë njëra-tjetrës.

Me bizneset e reja të kozmetikës, modelet janë bërë femrat më të suksesshme në botë. /Lajmi.net/