I ngjason mollës, por ky frut mund të ju vrasë

Molla helmuese, siç edhe njihet në mbarë botën, gjendet më shumë në Florida, Bahamas, Karaibe, Amerikë Jugore dhe Qendrore. Kjo lloj molle është bërë një shqetësim i madh për shkak të ngjashmërisë së madhe që ka me mollën e vërtetë.

Fun

28/07/2015 15:10

Përkthimi i fjalëpërfjalshëm i emrit të këtij fruti nga gjuha spanjolle është “mollë e vogël” dhe është fizikisht shumë e ngjashme me mollët që mund t’i blini kudo.

Pema e kësaj molle është më helmuesja në botë. Kjo mollë ndryshe njihet edhe si “molla e vogël e vdekjes”, ndërsa vetë druri i mollës përmban toksina të fuqishme që kur konsumohet mund të shkaktojë pezmatim të tmerrshëm të lëkurës, transmeton Lajmi.net.

Nëse do të ishit nën pemën e kësaj molle kur do të binte një shi i madh, lëkura juaj do të digjej nga pikat e shiut që do të binin në gjethe dhe më pas në trupin tuaj. (Lajmi.net)