I moshuari nga Maliqi mbytet në rezervuarin e fshatit

Policia e Korçës ka noftuar se një 70-vjeçar nga fshati Vreshtas është gjetur i mbytur në rezervuar.

Lajme

03/05/2017 09:25

Sipas Policisë, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshimet janë se mund të rrëshkitur brenda në ujë teksa kulloste bagëtitë.

“Më datë 02.05.2017, – njoftoi policia, –  në rezervuarin e fshatit Vreshtas, është gjetur i mbytur nga familjarët e tij shtetasi M.Z, 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq.

Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshkitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë.

Dosja i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”,” njoftoi policia.