I mësuam këto truke në shkollë, dhe sot janë ende funksionale (Foto)

Disa truke të përditshme janë shumë të thjesht dhe të përdorshëm, saqë i rezistojnë kohës duke u përdorur gjeneratë pas gjenerate. Megjithëse, përgjatë viteve këto truke mund të ndodh që harrohen, dhe rikthehen në atë që quhet “këshillat e gjyshes”.

Fun

16/07/2017 23:20

Por në këtë artikull ju do të shikoni dhe kuptoni, se disa gjëra nuk mund t’i harrojmë aq lehtë.

Madje janë aq praktike, sa nuk është e nevojshme për shkencë për t’i kuptuar.

Më poshtë do t’ju sjellim disa truke, dhe jemi të bindur që pasi të keni lexuar këtë artikull, do ju vijnë ndërmend dhe shumë gjëra të tjera që ua kanë mësuar gjyshet.

1. Sa kohë duhet të perëndojë dielli

Mbani gishtat bashku dhe shtrijeni dorën në atë mënyrë që dielli të “shtrihet” mbi gishtin tregues. Tani numëroni numrat e gishtave deri në vijën e horizontit. Çdonjëri nga gishta pasqyron rreth 15 minuta deri në perëndim të diellit.

2.Sa ditë ka muaji nëpërmjet gishtave

Formoni grushtin dhe filloni t’i numëroni muajt në gishta. Çdo hapësirë mes gishtave është muaj ndaras dhe kjo nënkupton se muajt mes gishtave kanë më pak se 31 ditë.

3. E dini nëse hëna është duke u mbushur apo zbrazur

Gjyshet na kanë mësuar se si të përcaktojmë fazën e hënës. Ata kanë përdorur formën e shkronjave D, O dhe C. Hëna e plotë është O, tremujori i parë është D, dhe i treti është C.

4. Të kontrollojmë cilësinë e baterisë

Është shumë e lehtë që të kontrollojmë cilësinë e baterisë. Ngrini lart dy bateri, 1-2 cm nga tavolina dhe lëri të bien, bateria që rrëzohet është e keqe, e ndërsa ajo që qëndron drejt është e mirë.

5.Gjatësia

Sigurisht kjo nuk është fikse për çdo njeri, por mesatarisht distanca mes gishtit të madh dhe gishtit tregues është 18 cm, ndërsa gishti tregues nga gishti i vogël 20 cm.