I mbyllen dyert e metrosë, i ngecë koka brenda (Video)

Një person në metronë e Londrës ka ngecur me kokën e bllokuar midis dy dyerve.

Fun

28/03/2017 14:13

Ai ishte pjesëtar i stafit të shërbimit dhe po iu kërkonte udhëtarëve të zbrisnin nga treni, kur pasi zgjati kokën për të kontrolluar brenda, dyert papritur u mbyllën.

Atij iu desh të qëndronte i bllokuar për rreth dhjetë minuta, derisa dyert u hapën sërish, ndërsa pasagjerët përpiqeshin ta ndihmonin ta lironin.