I largohet foshnja nga mitra për ta operuar, ia vendosin sërish në të për të vazhduar shtatzëninë

Një grua shtatzënë është bërë e para në Britani të Madhe që të kryejë operacion pionier në shpinë të foshnjës së saj ndërsa ajo ishte ende në mitër.

Fun

12/02/2019 12:14

Bethan Simpson, 26 vjeçe, nga Burnham, u këshillua të kryente shtatzëninë kur mjekët zbuluan se foshnja e saj kishte defektin e lindjes spina bifida gjatë një rezonimi, transmeton lajmi.net.

Duke refuzuar të heqë dorë nga ajo e vogël, zonja Simpson dhe burri i saj, Kieron, vendosën të fusnin në operacion foshnjën.

Kjo përfshinte mjekët të vepronin në palcën kurrizore të foshnjës, ndërsa ajo ishte ende në mitrën e nënës.

Kirurgjia u krye me sukses, dhe znj. Simpson, tani po pret ta lind vajzën e saj në prill.

Deri më tani operacioni është kryer kryesisht në Belgjikë, ku një pjesë e vogël e foshnjave britanike janë trajtuar me sukses gjatë viteve të fundit. /Lajmi.net/